Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’. /2LONLINE/