DYLON

Prokuroria e Gjilanit: Aktakuza për “Vjedhje shërbimesh” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Prokuroria e Gjilanit: Aktakuza për “Vjedhje shërbimesh” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

EkoHigjiena

Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave, për shkak të veprave penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  /2LONLINE.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.