Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, tre (3) persona për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Zjarrvënia’’. /2LONLINE/