Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë javës së ardhshme do të ngrejë aktakuzë kundër gjyqtarit Behar Ymeri, nga Gjykata Themelore në Gjilan, prokurorit Shefik Memeti nga Prokuroria në Gjilan dhe mjekut ligjor Naim Haliti, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare në një proces gjyqësor, shkruan sot Koha Ditore.
Këta të tre po akuzohen për këto vepra nga familja e 17-vjeçares, Blerta Halimi, nga fshati Shillovë e Gjilanit, e cila në vitin 2011 si pasojë e një aksidenti në trafik ka mbetur e palëvizshme, kurse shkaktari i tij është dënuar nga gjykata me vetëm 200 euro gjobë.