DYLON

Prokurori Shqipdon Fazliu zhvillon takim me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Thesarit

Prokurori Shqipdon Fazliu zhvillon takim me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Thesarit
Redaksia

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, z. Shqipdon Fazliu, ka zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Thesarit, përkatësisht Zyrës për Asistencë Teknike, z. Joseph W. Burke dhe z. Norman Richard Smith, këshilltarë për krime ekonomike.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe për mundësitë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e luftimit të krimit ekonomik dhe financiar.

Me këtë rast, prokurori Fazliu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve amerikane, duke vlerësuar rëndësinë e asistencës teknike dhe profesionale në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Në përfundim të takimit, palët shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.