DYLON

Prokurori i Shtetit zyrtarizon bashkëpunimin me Eurojust-in

Prokurori i Shtetit zyrtarizon bashkëpunimin me Eurojust-in
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, me anë të një letre zyrtare dërguar Presidentit të Eurojust-it, z. Ladislav Hamran, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, ka nominuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm me Eurojust-in, si dhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “WB CRIM JUST”, i cili do të fillojë të zbatohet në Ballkanin Perëndimor nga Eurojust, në kuadër të programit IPA III.  

Vendosja e këtij bashkëpunimi zyrtar ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Eurojust-it, përbënë një moment të rëndësishëm të ndërtimit të raporteve të ndërsjella, që do të nxisë forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar si dhe do të lehtësojë ndihmën ligjore në çështjet penale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve tjera transnacionale. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.