DYLON

Projektligji për ndërmarrje publike

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl KURTESHI

(2L ONLINE) – 19 janari i këtij viti ishte njëri nga momentet e rralla kur të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës përveç atyre të Listës serbe, që në këtë Kuvend hapur i mbrojnë interesat e Serbisë, i dhanë përkrahje pa rezervë iniciativës së Qeverisë së Kosovës që në Kuvend ta aprovoj Ligjin për Ndërmarrje Publike.

EkoHigjiena

Por vendimi i Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për bërjen e Trepçës Ndërmarrje Publike pa dhënë asnjë arsyetim, menjëherë pas kërkesës së Kryeministrit të Serbisë, me 18 janar, që ky Ligj të tërhiqet, me të drejt i shqetësoj minatorët e Trepçës, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ata u mbyllën në minierë, nga e cila dolën vetëm pasi ju premtuat se Trepça do të mbetët pronë e Kosovës. Por me 20 janar Qeveria e solli në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Në këtë projektligj nenit 11 të ligjit bazik i është shtuar paragrafi 11.3 ku ndër të tjera thuhet: “… Regjistrimi si ndërmarrje publike bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato ndërmarrje…” këtu u hoq dorë nga premtimi që i dhatë minatorëve sepse , kjo pjesë e paragrafit 11.3, nëse aprovohet, e bënë Serbin hisedarë në pasurin kombëtare të Kosovës përmes komunave veriore që kontrollohen kryekëput nga Beogradi.

Nëse ky paragraf aprovohet atëherë për Trepçën nuk do të ketë nevojë të bisedohet në Bruksel, sepse bisedimet me Serbinë do të zhvillohen në komunat e veriut. Rezultatin e atyre bisedimeve paraprakisht i din të gjithë, edhe pse ju do të thoni se keni arritur ta mbani Trepçën në Kosovë. Trepça është në Kosovë por do të ketë hisedar të huaj.

Edhe qytetarët e Kosovës të shqetësuar për fatin e Trepçës dolën në rrugët e Prishtinës, ku dhanë mesazh të qartë se me Trepçën nuk mund të luaj askush.

Ata ju dhënë kohë që ju të reflektoni, por nuk kanë heqë dorë nga kërkesa për zgjidhje të drejt e jo për kamuflim të ligjeve të hartuara në Beograd për Trepçën dhe të gjitha pasurit tjera të Kosovës.

Këtë ligj të dëmshëm ju po mundoheni ta arsyetoni me argumentin se për Trepçën do ta sjellin një ligj të veçante. Edhe sikur kjo të ishte e vërtet, ky ligj do t’i dëmtoj pasurit e tjera të Kosovës si Brezovicën, Ujmanin, e plot ndërmarrje të tjera, për të cilat nuk do të hartojmë ligje të veçanta.

Prandaj për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e regjistrimit të ndërmarrjeve publike që edhe sipas kushtetutës janë pasuri të Kosovës.

Prandaj nga ky ligj duhet të hiqet pjesa e lartpërmendur e klauzolës 11.3 e nenit 11, përndryshe ju do të bëheni avokat të pasuksesshëm të kërkesave të padrejta të Serbisë e minatorët dhe qytetarët do të detyrohen ta mbrojnë pasurin dhe Kushtetutën e këtij vendi nga Serbia dhe avokatët e saj. /2L ONLINE/

/autori është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje/