DYLON

Projekti ”Play Volleyball, Grow With It”

Projekti ”Play Volleyball, Grow With It”
Avatar photo Redaksia

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) vazhdojnë projektin që synon stimulimin e të rinjëve dhe të rejave që të merren me sportin e voljebollit.

Nga ky projekt, i cili është vazhduar edhe për katër vitet e ardhshme, do të përfitojnë shkolla të ndryshme të volejbollit, duke u pajisur kryesisht me topa.

EkoHigjiena

Përveç shkollave dhe grupmoshave të reja që merren me këtë sport, nga ky event do të përfitojnë edhe trajnerët kosovarë, të cilët do të kenë mundësi të marrin pjesë në seminare të ndryshme me anë të të cilave synohet avancimi dhe profesionalizimi i mëtutjeshëm i tyre.

Ky është lajm shumë i mirëseardhur për volejbollin kosovar, sidomos për të rinjtë dhe të rejat që aspirojnë të kultivojnë sportin e volejbollit në të ardhmen, thuhet n[ njoftimin e FVK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.