DYLON

Projekti për rregullimin e trotuarit në Lagjen Iliria drejt përfundimit

Projekti për rregullimin e trotuarit në Lagjen Iliria drejt përfundimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, kanë parë nga afër punimet për rregullimin e trotuarit në Lagjen Malësia.

I pari i komunës ka thënë se ky projekt tani është në fazën e dytë të punimeve.

EkoHigjiena

“Punët për përmirësimin e jetesës së qytetarëve tanë po vazhdojnë. Së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Shpendin kemi parë nga afër punimet e projektit për rregullimin e trotuarit në Lagjen Iliria. Ky projekt tani është në fazën e dytë të punimeve, pra fazën e mbjelljes së fidanëve, ndërsa faza e fundit është ajo e vënies së kapakëve në oazat gjelbëruese. Vazhdojmë të punojmë për një Kamenicë të pastër e të gjelbër”, ka thënë Kryetari Rahimaj.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.