/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë prezantimin e rezultateve të cilat kanë dalur nga projekti “Vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve të shkollave fillore në Komunën e Gjilanit”, ku janë kontrolluar rreth pesë mijë nxënës të klasave të para, pesta dhe nënta, duke marrë për bazë 30 parametra shëndetësor, ku gjendja shwndetwsore wshtw me parametra pwrmirwsues nga viti nw vit.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, pastaj drejtorë të drejtorive komunale, drejtor të shkollave fillore, por edhe doktor e infermier të cilët ishin të kyçur në këtë projekt.
Me këtë rast në fjalën e tij ministri Rrahmani, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit, respektivisht nivelin primar të shëndetësisë, për angazhimin që kanë bërë me këtë projekt, duke i siguruar për mbështetje në forma të ndryshme gjatë të ardhmes.
“Kujdesi primar shëndetësor është obligim dhe përgjegjësi e Komunave të Kosovës, por angazhimet e misnitrisë do të jenë në funksion të mbështetjes në të gjitha projektet ku përfitues janë një numër i konsiderushëm i qytetarëve, siç është në këtë rast të rreth 5 mijë nxënësve. Ruajtja e shëndetit dhe rritja e fëmijëve në ambient të shëndosh është qëllim dhe angazhim yni konkret përmes institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet. Poashtu jemi të angazhuar edhe në mbështetjen për shërimin e personave që kanë problem shëndetësore dhe ruajtjen e shëndetit në përgjithësi. Por kontrolli shëndetësor, tek nxënësit, është në një formë edhe edukim shëndetësor. Edukimi shëndetësor ështëi rëndësishëm për një shoqëri të shëndosh”, tha ndër të tjerash ministri Rrahmani.
Ndërsa në fjalën tij drejtori i QKMF – së, Fejzulla Berisha, ka thënë se ky projekt i kontrollimit sistematik të nxënësve, ka dhënë një pasqyrë të saktw se në çfarë gjendje janë nxënësit – fëmijët tanë nëpër shkolla.
“Ky projekt ka dhënë rezultatet e para, me të cilat pos nivelit primar shëndetësor qëtashmw ka të dhënat, në të njëjtën kohë këto të dhëna i kanë edhe shkollat fillore në të cilat është kryer ky projekt, por edhe prindërit, të cilët janë informuar me gjendjen shëndetësore që kanë fëmijët e tyre në shkollat e Gjilanit. Ky projekt, me mbështetjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të ministrisë së Shëndetësisë dhe në koordinim edhe me drejtorinë e Arsimit do të vazhdoj edhe në vitet në vazhdim, sepse planifikimi ynëështë që Brenda tri viteve të ardhshme, të kemi një pasqyrë për të gjithë nxënësit që kemi në shkolla sot, por duke vazhduar edhe më tutje gjatë të ardhsmes do të jetë edhe më e lehtë, sepse ky projekt mundëson edhe parandalimin e problemeve shëndetësore gjatë të ardhmes, qëështë interes yni i përbashkët”, tha drejtori Berisha.
Ai ka thënë se vizitat sistematike përbëjnë një element të rëndësishëm në zbulimin e hershëm të deformiteteve, çrregullimeve dhe sëmundjeve në fazë sa më të hershme të mundshme e cila jep mundësi shumë më të mëdha në drejtim të korrigjimit dhe trajtimit adekuat të tyre.
Ndërsa Skender Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se kjo është mënyra më e mirë për t’iu qasur mirëqenies shëndetësore.
“Ky projekt është ai i cili mundëson shërimin e hershëm shëndetësor. Sot përkundër nivelit më të mirë shëndetësor në botë, ka ende sëmundje që janë sfiduese për shëndetësinë. Kërkohet angazhim konkret, gatishmëri dhe mbështetje e fuqishme institucionale për këtë fushë, në mënyrë që rezultatet të shihen”, tha ai në fjalën e tij, duke shtuar se zbulimi i hershëm i një sëmundjeje, mundëson shërim më të shpejtë.
Ndryshe në këtë takim janë bërë edhe prezantime lidhur me rezultatet e kontrollave sistematike, nga doktor Zejdush Tahiri dhe doktor të tjerë të përfshirë në këtë projekt. /2L ONLINE/