DYLON

Projekti i komunës me Fondacionin Kosovë-Luksemburg ka filluar së realizuari

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka filluar realizimi i një projekti për rregullim dhe mbrojtje të mjedisit në komunën e Vitisë, i cili projekt do të zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit mes Institucioneve komunale dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg i cili parasheh krijimin e një partneriteti me qëllim të implementimit të disa projekteve deri në fund të vitit 2016.

Projekti për rregullimin dhe pastrimin e ambientit ka nisur më 14 prill dhe do të përfundoj më 15 maj, e ku janë angazhuar 20 punëtorë që do të kenë pagë mujore prej 250 eurosh. Pos këtij projekti, zbatimi i projekteve të tjera në Viti do të bëhet nëpërmjet Caritas Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe atë në Arsim, aktivitete për gjenerim të të hyrave dhe zhvillim të komunitetit deri në fund të vitit 2016.

EkoHigjiena

Për ndryshe projektet që do të realizohen do të jenë edhe me bashkëfinancim të Komunës së Vitisë dhe atë jo më pas se 25%. /2L ONLINE/