DYLON

Projekti i kanalizimit fekal dhe atmosferik në lagjen “Arbëria” në përfundim e sipër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, është duke e finalizuar projektin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në lagjen “Arbëria”. Punimet i ka vizituar sot nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe ai i Prokurimit, Salih Kqiku.

Nënkryetari Kadriu u shpreh i kënaqur që po finalizohet ky projekt qëështë jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e lagjes “Arbëria”.

EkoHigjiena

“Ky projektështë vazhdimësi e projekteve në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore të kryetarit Haziri. Është projekt shumëi nevojshëm për qytetarët e kësaj lagjeje dhe po punohet me cilësi të lartë. Po vazhdojmë të punojmë shumë në përmbushjen e këtyre objektivave, në mënyrë që qytetarët tanë të jetojnë dinjitetshëm”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ndryshe, projekti i kanalizimit fekal dhe atmosferik ka gjatësi prej 585 metrash me kosto prej 65 mijë euro dhe pritet të përfundoj brenda pak ditësh. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.