DYLON

Projekti i Gjilanit të ri ka të ardhme të sigurt për jetësim dhe plot mundësi për zhvillim

Projekti i Gjilanit të ri ka të ardhme të sigurt për jetësim dhe plot mundësi për zhvillim
Avatar photo Redaksia

Projekti i Gjilanit të ri ka të ardhme të sigurt për jetësim dhe plot mundësi për zhvillim

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Atmosferë e jashtëzakonshme në konakun e kandidatit tonë Ramadan Ismajlit,

Kënaqësi dhe nder i veçantë të qëndroj në familjen e kandidatit tonë për Asamblenë Komunale, Ramadan Ismajli, i cili gjendet me numrin 38 në listën tonë fituese.

Familja Ismajli është një familje qytetare e njohur e Gjilanit, që me dekada ka dhënë kontribut në zhvillimin e institucioneve lokale dhe zhvillimin e politikave për qytetin tonë.

Faleminderit familjes Ismajli për mikpritjen e ngrohtë dhe faleminderit qytetarëve të kësaj pjese që na pritën me zemër e mendje të hapur.

Bashkë me njerëz si ju, me familje që punojnë dhe japin për qytetin, projekti i Gjilanit të ri ka të ardhme të sigurt për jetësim dhe plot mundësi për zhvillim.

Faleminderit shumë për hapjen e dyerve dhe zemrës në mbështetje të qeverisjes së re krahëhapur me bashkëqytetarët!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.