DYLON

Projekti i BE kundër trafikimit përzgjedh finalistët për grante që do të ndihmojnë viktimat e trafikimit

Projekti i BE kundër trafikimit përzgjedh finalistët për grante që do të ndihmojnë viktimat e trafikimit
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e ndarjes së granteve për pesë organizata në Kosovë, të cilat ndihmojnë viktimat ekzistuese dhe potenciale të trafikimit. Grantet janë ndarë në kuadër të projektit të BE-së: “Të lëvizim përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit më të madh në Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë”

Në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, përfaqësues të sekretariatit të strategjive të MPB-së, si dhe përfaqësues të organizatave që merren me viktimat e ekzistuese dhe potenciale të trafikimit.

Me këtë rast zëvendësministri Shkodra inkurajoni përfaqësuesit e organizatave të vazhdojnë me punën në kuadër të misionit shumë human dhe të vazhdojnë në realizimin e aktiviteteve që dalin nga Strategjia Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

EkoHigjiena

Qëllimi i përgjithshëm i thirrjes për propozime ishte të rrisë gamën dhe cilësinë e kujdesit social dhe shërbimeve të mbrojtjes për viktimat e trafikimit në mënyrë të qëndrueshme, me theks në përfshirjen sociale dhe ri-integrimin e tyre. Janë përzgjedhur 5 organizata fituese, të cilat do të zbatojnë aktivitete ndihmuese dhe parandaluese për viktimat ekzistuese dhe potenciale të trafikimit në tërë Kosovën. Organizatat fituese janë “Artpolis”, “Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave”, “Hopes and Homes for Children – Kosovë”, “OJQ Rrjeti Qeliza” dhe “Liria”.

Me shumë se 130 mijë euro janë ndarë për skemën e granteve për organizatat fituese,
i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga konsorciumi i udhëhequr nga KMOP Greqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.