Projekti DEMOS angazhohet që qytetarët të jenë pjesë e vendimmarrjes në Viti
/2L ONLINE/ – Me qëllim që qytetarët e komunës së Vitisë të jenë pjesë aktive në vendimmarrje, Projekti DEMOS që mbështetet nga Qeveria Zvicerane ka mbajtur sot një trajnim me gupin operativ që përbëhet kryesisht prej koordinatorëve të disa lokaliteteve por edhe të shoqërisë civile me qëllimin kryesor që ky grup të organizoj pjesëmarrjen sa masive të qytetarëve në debatin publik për hartimin e planit të mobilitetit.
Përndryshe ky debat publik do të mbahet me 05.11.2015 ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës, “ Gursel e Bajram Sylejmani”në Viti. Plani i mobilitetit ka të bëjë kryesisht me çështjet e rregullimit në trafik dhe të sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.
Fatime Rrahmani, nga Projekti DEMOS duke i njoftuar pjesëmarrësit mbi rolin e këtij trajnimi ndër tjerash ka folur edhe për rolin e moderatorit, ko- moderatorit dhe të grupit në fjalë duke potencuar se moderator do të jetë Visar Sutaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, sipas saj ky person është përzgjedhur për shkak të neutralitetit të tij në këtë proces.
Ndërkaq ko-moderatore është përzgjedhur Abide Osmani nga shoqëria civile në Viti.
Gjatë këtij takimi u përcaktuan edhe detyrat e grupit operativ. Përndryshe debati publik për hartimin e planit të mobilitetit do të mbahet me 05.11.2015 ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës, “ Gursel e Bajram Sylejmani”në Viti. /2L ONLINE/
