Projektet e nisura në Gjilan e kanë vulën e PDK-së dhe të Qemajl Mustafës
Investimet e nisura në asfaltimin e rrugëve në qytetin e Gjilanit dhe në fshatrat përreth e kanë vulën e PDK-së dhe të ish-kryetarit të komunës Qemajl Mustafa, ku falë angazhimit të tij dhe bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, gjegjësisht me Ministrinë e Infrastrukturës, kanë nënshkruar marrëveshje për kontraktimin dhe asfaltimin e 40 kilometrave rrugë, 25 prej tyre mbrenda qytetit, ku janë përfshirë rrugët në lagjen e Dheut të Bardhë, Dardania, në lagjen nr.2, lagjen nr.8, në lagjen e Arbërisë, në lagjen e Zabelit, Bregu i djegur dhe në lagjen e kufcës së ulët.
Ndërsa 15 kilometrat tjera të rrugëve për asfaltim janë miratuar që të asfaltohen në këto fshatra: rruga Pograxhë-Bilinicë, rruga Lladovë-Nasalë, 22 rrugica në fshatin Zhegër dhe ura në lagjen Merzishte, poashtu edhe në fshatrat Miresh, Bresalcë, Cerrnicë, Ponesh, Malishevë. Për të gjitha këto ekzistojnë dëshmitë për marrëveshjet dhe procedurat e realizuara nga qeverisja e kaluar.
Të gjitha këto rrugë janë tenderuar në pjesën e pare të vitit të kaluar dhe ishte e planifikuar që të realizohen dhe përfundojn asfltimet e këtyre rrugëve deri në shtator të vitit 2013, por pikërisht ky pushtet që është aktualisht në qeverisjen komunale në Gjilan, e ka sabotuar qytetarin përmes të gjitha formave dhe tani po i shfrytëzojnë 2.4 milion euro, duke i keqpërdorur edhe për fushatë zgjedhore.
Koalicioni LDK-AAK tani po krenohet me punët e qeverisjes së PDK-së, por nuk është mirë të keqpërdoren sikurse që po bënë tani kjo qeverisje komunale, duke bërë politik me punën e madhe që është bërë nga qeverisja e PDK-së dhe e Qemajl Mustafës.
Për këto gjashtë muaj të qeverisjes suaj me komunën e dëshmuat plotësisht se nuk keni vision për të qeverisur me komunën, por as për të ardhmen e këtij vendi, por vetëm flisni për qeverisje aziatike ndërsa ju vet po punoni për një qeverisje tjetër të keqe, atë Afrikane. Sepse ju nuk jeni në gjendje as të krahasoni politikën dhe si qeveriset në shtetet Aziatike me atë Afrikane, Azia ka shumë shtete të zhvilluara dhe që qeverisen jashtëzakonisht mirë, ndoshta ju ende nuk e dini se ku gjendet Japonia dhe shumë shtete tjera, që do të duhej të ishin shembull për të gjithë.
Ne nga këndi i opozitës lutemi që zoti të ju mëshirojë juve nga e keqja që jeni kah e bëni qytetarit të Gjilanit, me qeverisje tuaj Afrikane sikurse ato në Kenia e Tanzania.
E sponsorizuar/
