DYLON

Projektet e lagjes Malësia në qytet po finalizohen

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe me bashkëpuntorë kanë inspektuar disa projekte, duke parë nga afër punimet në asfaltimin e fushës së sportit në shkollën fillore ” Dëshmorët e Kombit”, përgatitjet për asfaltimin e rrugës kryesore, asfaltimin e disa rrugëve, trajtimin e ujërave të zeza në lagjen Malësia, në qytet.

” Lagja Malësia me përmbylljen e këtyre projekteve do të duket më e bukur, asfaltimi i fushës së sportit është në vazhdën e përfundimit të shumë projekteve që janë duke u realizuar në qytet. Kjo fushë do të jetë sipas standarteve të larta nxënësit dhe mësimdhënësit e edukatës fizike do të kenë mundësi më të mira në aktivitetet e tyre, e gëzofshim të gjithë”, ka thënë Sinani.

EkoHigjiena

Rregullimi i projektit të fushës së sportit është bashkëfinancim në mes të komunës së Kamenicës dhe Demosit. /2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.