DYLON

Projekt i ri i BE-së për të mbështetë bashkëpunimin e Qeverisë me shoqërinë civile

Avatar photo Redaksia

“Qeverisje më e mirë për shoqëri më të mirë”, është sllogani i projektit të ri të financuar nga BE “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile” që sot u lansua nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Projekti synon të përmirësojë kapacitetet e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim efektiv me shoqërinë civile në ndërmarrjen e reformave të rëndësishme ekonomike dhe sociale në vend. Përfitues kryesorë të këtij projekti 24 mujor janë Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministria e Financave. Vlera e përgjithshme e projektit është 342,000. Ai financohet nga instrumenti IPA II, komponenti për Shoqërisë Civile në Kosovë 2014-2015 dhe menaxhohet nga WYG International dhe CESO Development Consultants.

EkoHigjiena

Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, prezantoi katër objektiva strategjike të Strategjisë së Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me shoqërinë civile që do të mbështetet përmes projektit, përkatësisht: standardet minimale të konsultimeve publike me shoqërinë civile; standardet dhe procedurat për ofrimin e shërbimeve publike nga ana e organizatave të shoqërisë civile; zhvillimin e vullnetarizmit dhe sistemin e financimit publik të projekteve të shoqërisë civile.

Christoph Stock, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, theksoi rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit të Qeverisë me shoqërinë civile për suksesin e procesit të Stabilizim Asociimit. Ai gjithashtu vuri në dukje se ky është një prioritet i cili qëndron në udhëkryqet e të gjitha reformave të sektorit dhe ripohoi përkushtimin e BE-së për të mbështetur procesin e zhvillimit të partneriteteve të rëndësishme në mes të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike.

Udhëheqës i ekipit të projektit, Igor Vidacak, tha se aktivitetet e projektit në mbështetje të bashkëpunimit Qeveri – shoqëri civile pritet të kenë ndikim pozitiv në të gjitha fushat e politikave relevante në rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Qeverisje më e mirë do të thotë të dëgjosh dhe t’i përgjigjesh inputeve të shoqërisë civile, por gjithashtu duke njohur shoqërinë civile si partner në përmirësimin e shërbimeve publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.