Progres/Regresi i Kosovës – Raporti I BE-së 2014
Arianit SLLAMNIKU
(2L ONLINE) – Kjo matje gjashtëmuajshe, neve si analistë por edhe qytetarët në përgjithësi na ka molisur me leximin e rreshtave të njejtë që një kohë të gjatë. Monotonia e leximit të rreshtave të njejtë brenda raportit të progresit vjen si pasojë e stërmundimit për të mos u angazhuar në avansimin e vendit drejt botës së prosperuar dhe mirëqenjes në përgjithësi.
Nuk mund të ankohemi edhe që është aq monotone pasiqë për dallim nga raportet e kaluara, ky raport ka lëvizur paksa, por në drejtim prapa dhe jo përpara. Shembull konkret e kemi se:
1. Avansimi për liberalizimin e vizave thuhet se “është arritur pozitivitet drejt procesit të DIALOGUT për liberalizim” e që I bie se me ekzekutivin tonë janë ende duke bërë dialog dhe se nuk kanë filluar me punë konkrete për nënshkrim të marrëveshjes!
2. Që nëpër vijën e brezit kufitar Kosovë-Serbi bëhet kontrabandimi më I madh me kafshë, e të cilat me kapjen e tyre 90% nga ato përfundojnë në karantinë, e që I bie se nuk kanë as kontrollin mjekësor adekuat të kryer e lëre më të kalojnë nëpër pikat legale doganore!
3. Përderisa raportohet për menaxhimin sa më të mirë dhe efikas të financave publike nga niveli qendror dhe ai lokal në njërën anë, flitet për një gjyqësi të kolauduar e cila është e paraqitur tejet zhgënjyese në raport!
Këta shembuj të lartëpërmendur do të ishin një ironi e rradhës duke pasur parasyshë varfërinë e skajshme dhe të kamofluar me ngritjen e pagave prej 25% pa pasnjë kriter të mundshëm të avansimit profesional të stafit civil por vetëm si rrjedhojë e premtimeve elektorale.
Raportin zakonisht e analozojmë nëpër shumë sektorë dhe skenarë por për të qenë më I kapshëm për ata që e lexojnë, ndarja është bërë ashtu edhe siq fillon të bëhet analiza nga Komisioni Evropian, gjegjësisht marrja bazë e kritereve të Kopenhagës e që janë ai Politik, Ekonomik dhe Juridik për derisa Kriterin e katërt atë Absorbues po lëmë si përfundim të nxjerrur në total.
KRITERI POLITIK
Marrëvesja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) ka nisur në tetor të vitit 2013, ku si proces u kompletua në maj të vitit 2014 derisa marrëveshja në komision është inicuar në korrik të vitit 2014. Komisioni pritet ti japë komentet dhe përfundimet e tij në relacion me MSA-në për Kosovën ku hyjnë përafrimi I legjislacionit (por edhe implementimi dhe funksionimi I tij në terren), aspekti I marrdhënieve politike si dhe qëhstja e marrëdhënieve kontraktuale Kosovë-BE.
Andaj MSAja është dera e madhe që pritet të hapet para nesh dhe e cila ka shumë benefite për vendin pasiqë kemi të bëjmë përfundimisht edhe me nisjen e lëvizjeve të para ekonomike – kontraktuale drejt BE-së.
Pasiqë jemi tek kriteri politik, procesi elektoral është treguar tejet pozitiv si dhe “dialogu” për liberalizim të vizave I cili I ka pasur katër takime gjithsejt, në shkurt dhe dhjetor të vitit 2013 si dhe në mars dhe në korrik të vitit 2014!
Dialogu tekniko-politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duket se ka ecur mbarë dhe inkurajohet të vazhdojë tutje pasiqë kemi edhe zyrtarizimin e qeverisë së re në Kosovë pas tejkalimit të ngërqit politik në vend e I cili pritet që të dilen sa më parë dhe inkurajohet për themelimin e qeverisë së re në vend.
KRITERI EKONOMIK
Investimet e bëra në Kosovë për vitin 2007-2013 përmes mekanizmit IPA kapin shumën e gjithsejt 673.9 milion duke ia shtuar më vonë edhe shumën prej 38.5 milion € për dialogun Prishtinë-Beograd.
Derisa buxheti I ri I BE-së I cili shpërndahet për vendet aspirante drejt BEsë, për periudhën 2014-2020 Kosova e vetme përfiton shumën prej 645.5 milion € në për sektorët qeverisjes dhe demokratizimit, sundimin e ligjit, të drejtave themelore, konkurimit dhe inovacioneve, edukimit, punësimit dhe politikave sociale, energjisë dhe agrukulturës si dhe zhvillimit rural.
Derisa BE-ja planifikon mbi 100 milion € në vit të investojë në Kosovë, në anën tjetër kemi ngritjen e pagave të shërbyesve civil në një vlerë totale prej 25% e cila ngritje është bërë pa u rishikuar performanca e asnjëririt shërbyes e që do të duhej që në bazë të performancëns veq e veq të bëhej edhe ngritja e pagës, por kjo duket se edhe Komisioni Evropian e ka vërejtur si efekt premtimit elektoral I cili është shqetësues për BE-në, por që duke ju referuar Fondit monetar ndërkombëtar, ngritja e pagave do të ketë presion të madh buxhetor në nivel të përgjithshëm viteve në vijim.
Komisioni shqetësim kryesor e ka edhe menaxhimin e parasë publike që Kosova ende nuk e ka synimin e reformës së institucioneve që e menaxhojnë paranë publike ku si plan kryesor do të ishte ruajtja e buxhetit të shtetit përmes mekanizmave të saj të qëndrueshëm në nivel local por edhe atë qendror.
Me forcimin e proceruave të përgjithshme administrative Kosova do të kursente paranë publike dhe do të arrinte t’a krijojë reformën e menaxhimit të parasë publike.
KRITERI JURIDIK
Brenga kryesore e institucioneve të BE-së është fusha e jurispodencës gjegjësisht funksionimi I rendit dhe ligjit në Kosovë, ku ky Raport Fushën juridike të implementimit të legjislacionit vendor e sheh më shumë në status quo për shumë vite, ku kemi edhe një numër të madh ligjesh që duhet të miratohen e lëre më anaën e implementimit të tyre në praktikë.
Në këtë drejtim kërkohet edhe rishikimi I oganizimit të administratës publike në nivelin lokal ku do të delegohen kompetencat tek drejtorët në detyrë drejt për së drejti nga niveli qendror si dhe llogaridhënia reciproke.
Kushtetuta – e vendit kërkohet të amandamentohet si pasojë dhe shkak I kërkesave të cilat mund të jenë të shumta në drejtim të Komisionit të Venecias për qështjet diskutabile të cilat mund të dalin.
Zgjedhjet – për herë të parë qysh pas vitit 1999 janë shtrirë të tërë territorin e Kosovës, ku në përgjithësi zgjedhjet konsiderohen transaprente dhe mirë të organizuara nga insitucionet vendore dhe me ligjin vendor të Kosovës.
Parlamenti – vazhdon të mbështes agjendën e Kosovës drejt BE-së. Numri I të angazhuarve në kuvend shkon në rritje e sipër, ku edhe gjatë seancave prezente është shoqëria civile dhe OJQtë monitoruese. Parlementi ka nevojë për konsultime publike ku përkushtime e tyre do të duhej të ishin me nevojat e publikut.
Legjislatura e ardhshme duhet të adoptojë rregullat e reja procedurale me rekomandimet dhe praktikat e njejta të BE-së përmes projekteve të binjakëzimit dhe marrjes së përvojave nga shtetet e BEsë që kanë demokraci më të vjetër se ajo e Kosovës.
Komiteti për integrime evropiane brenda kuvendit duhet të ketë rrol kyq drejt procesit të integrimit.
Qeveria – ka treguar përkushtim të saj në relacion me MSAnë si dhe rregullimin e implementimit të legjislacionit në nivelin lokal.
Para se të propozohet buxheti, qeveria e vendit duhet të merr të dhëna nga niveli lokal nëpër të gjithë sektorët dhe pastaj të koordinohet me impaktin financiar të buxhetit, që nënëkupton se Qeveria e Republikës së Kosovës harton dhe propozon buxhetin vjetor pa I marrur për bazë nevojat e komunave nëpër sektorët e ndryshëm por thjeshtë kalohet edhe me rishikimet brendavjetore e që për BE-në është një absurd I rradhës I llojit të vet, ku me këtë qasje do të duhet të kalojmë vite të tëra “në dialog” me BE-në!
Administrata Publike – ka planin e reformës të cilin e ka lansuar në vitin 2010 për reformimin e administratës publike. Mekanizmat monitorues janë themeluar në vitin 2013 nga një ekipë e Komisionit evropian dhe vendor për implementimin e reformës së politikave administrative I cili grup punues do të takohet në muajin dhjetor për qështje të përmbylljes së strategjisë 2012-2014 në administratën publike.
Shërbimet publike dhe menaxhimi I resurseve humane është një hendikep I përcjellur edhe në nivelin lokal por edhe atë qendror për sa I përket profesionalizmit dhe të emruarit në detyrë pasiqë vërehet ngecje në implementimin e ligjeve dhe rregulloreve sidomos në nivelin local si pasojë e stafit local joprofesional në fushën e Aqui Communitaire
KRITERI ABSORBUES
Kriterin absorbues Komisioni nuk e shtjellon kurrë asnjëherë dhe për asnjë shtet por që si kriter ka ardhur më vonë dhe ju është shtuar tri kritereve te Kopenhagës. Kriteri Absorbues ka për qëllim matjen e bërë me të cilët vërtetohet se vendi derivon apo absorbon ndonjë të metë apo risi që nuk e kanë institucionet e BEsë, e që ilustrimi më I mirë munden me qenë dy shembujt e (mos)zgjidhjes së konfiktit Kosovë-Serbi për shkak të pavarsisë së njëanëshme të Kosovës por edhe shembulli tjetër Maqedoni-Greqi për qësëhtjen e emrit të Maqedonisë.
Andaj Kosova në këtë raport konsiderohet tejet e pjekur dhe e matur për sa I përket derivimit të ndonjë problem apo konflikti nga vet ajo apo ndërmjet saj dhe fqinjëve që e rrethojnë me kufij.
Por në anën tjetër kemi një gjendje të mjerueshme dhe gati kolaptike të ekonomisë prodhuese vendore, kemi një administratë të stërngarkuar, eksport gjithmonë më të ngritur se importin vendor, kemi shoqëri civile të avansuar por edhe një sindikatë vazale ndaj qeverive të cilësdo parti që vjen në pushtet, sistem të prishur të menaxhimit të parasë publike ku bëhet apel hapur që të ndërrohet ky sistem, një vend ku ambienti është në agjendat e fundit të shtetit, vendi I cili nuk ka rrejt të kanalizimeve dhe I cili ujin e pijshëm e humb në masë prej 75% për shkak të gypave të vjetruar, një vend I cili ende ekziston pa ligjin e punës në fuqi dhe I cili jep impaktet e tij edhe në sistemin shëndetësor I cili thuhet se ne rajon më së paku investohet nga kjo qeveri.
Kosovën e sotme me parametrat e sipërpërmendur tw nxjerrura nga Raporti I fundit I Komisionit Evropian, vështirë se dikush me qef do t’a kishte pranuar si fqinje, e lëre më si pjesë të integruar të saj. /2L ONLINE/
