Program përgatitor pa pagesë për testin e maturës shtetërore 2026
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Gjilanit dhe ekipin e mësimdhënësve të Gjuhës Shqipe, do të organizojë program përgatitor pa pagesë për Testin e Maturës Shtetërore 2026 për të gjithë nxënësit maturantë të klasave të XII-ta.
Programi do të përfshijë përgatitje në lëndët:
• Gjuhë Shqipe
• Matematikë
Të gjithë nxënësit e interesuar duhet të paraqiten në drejtoritë e shkollave të tyre respektive deri më 05.06.2026 (e premte).
Programi përgatitor do të realizohet gjatë periudhës 10–19 qershor 2026.
Ftojmë të gjithë maturantët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për përgatitje sa më të suksesshme për Testin e Maturës Shtetërore. /2LONLINE/
