DYLON

Program festim për përvjetorin e pavarësisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në nder të 6 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, shkolla e mesme teknike ‘’Mehmet Isai’’ në Gjilan në bashkëpunim me nxënësit dhe profesorët e saj, si dhe me drejtorinë e shkollës kanë përgatitur një program të shkurtër festiv i cili përmbante valle, poezi e recital. Programi është mbajtur në teatrin e qytetit të Gjilanit , ku morën pjesë nxënës profesor e prindër të shumtë.

Të kënaqur mbetën të jenë nxënësit e kësaj shkolle, kjo sipas tyre sepse ata kanë mundësinë të festojnë së bashku për nder të kësaj feste  madhështore me gjithë qytetarët e Kosovës.

EkoHigjiena

Në një fjalë rasti drejtori i shkollës së mesme teknike ‘’Mehmet Isai’’ në Gjilan, Florim Bajrami, theksoi se tashmë kjo shkollë e ka bërë traditë që për çdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës , ajo të organizon evenimente të tilla. Bajrami me pas para nxënësve shtjelloi historinë e popullit të Kosovës nëpër vite , dhe rrugëtimin e saj deri tek pavarësia e vendit në vitin 2008.

Përveç programit festiv , në nder të 17 shkurtit  kjo shkollë organizoi edhe një kuiz me nxënës . Në kuiz ishin të përzgjedhur 4 grupe me nga 3 anëtarë secila , nga të gjitha drejtimet e kësaj shkolle. Në kuizin i cili përmbante nga 5 pyetje për një raund , fitues doli të jetë grupi i parë nga drejtimi kimi-teknologji me më së shumti pikë të mbledhura  ndërsa vendin e dytë e mori grupi i tretë i drejtimit të makinerisë.

Në kohën kur po mbahej kuizi dhe programi festiv nga shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, përballë teatrit të qytetit të Gjilanit , po ashtu nxënësit e klasës së parë të shkollës  fillore “Thimi Mitko” në Gjilan në mënyrë të organizuar festuan sot 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës me këngë e me valle./E.J/ 2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.