DYLON

Progni e Hajdari vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët me SC Gjilanin

Progni e Hajdari vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët me SC Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Zyra për informim e Klubit të futbollit “Gjilani” ka bërë me dije se skuadra kuq e bardh ka arritur marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin Gerhard Progni edhe për një vit si dhe me futbollistin Fiton Hajdari edhe për dy vite.

SC Gjilani konfirmon kështu të gjithë futbollistët e repartit sulmues edhe për edicionin e radhës, pasi që futbollistët Tomislav Busiç dhe Keita Razak gjithashtu janë të lidhur me klubin edhe për një vit tjetër.

“Duke qenë sulmi i ekipit ishte më efikasi në gjithë Superligën e Kosovës në edicionin e fundit me 61 gola, drejtuesit e klubit janë angazhuar për t’i siguruar gjithë futbollistët e këtij reparti edhe për edicionet e radhës”, thuhet në faqen zyrtare të klubit. /2LONLINE.con/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.