(2LONLINE) – Duke pasur parasysh qe Kosova ka një sistem bankar i cili ka një traditë të shkurtër, si dhe që sistemi ynë bankar është një sistem i thjeshte për sa i përket asaj të së ofruarit të produkteve bankare, prapë bankat po kane profit shumë më të lartë se vet bankat ame.
Shikuar ne restrospektive ne mund të shohim se sistemi bankar në Kosovë ka qenë shumë profitabil madje pothuajse me profitabili ne rajon. Duke pare këtë profitabilitet të lartë të cilin po e arrijnë bankat komerciale në Kosovë edhe në ketë kohë krize kur bankat e ndryshme të Eurozonës po përballen me vështirësi të shumta në konsolidimin e kapitalit të tyre. Madje kemi raste kur bankat amë në vendet e Eurozonës po pësojnë humbje të vazhdueshme, por jo edhe filialet e tyre që operojnë në Kosovë, përkundrazi filialet e tyre po shënojnë fitime rekorde.
Nga këto që u thanë më lartë shtrohet pyetja cilët janë faktorët determinues që po e përcaktojnë një normë kaq të lartë të profitabilitetit bankar në Kosovë ?
1-A po influencojnë normat e kamatës këtë profitabilitet të lartë bankar në Kosovë ? -Normat e larta të kamatës i përcaktojnë vetë bankat në bazë të politikave të tyre ekonomike ku normat e kamatës varijojnë prej 9%-23%, kurse BQK vetëm i menaxhon dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në politikën afariste të tyre. –Të gjitha kreditë mbi 10000 euro janë të garantuara me kolateral do të thotë se bankat në Kosovë garantohen me një kolateral që ka një vlerë shume më të madhe e që në rajon është 126% të vlerës. Kjo i bënë me risk më të ulët kreditë e lëshuara në Kosovë duke rrit profitabilitetin bankar. Nëse ne 3 vitet e ardhshme arrihet një ulje prej 4% të normave interesit për kredi atëherë 60-70 milionë euro do të ishte në favor të bizneseve dhe individëve kredimarrës.
2.-.A po ndikon mos konkurrenca në sistemin bankar që bankat po gjenerojnë kaq shumë profitabilitet? Është vërejtur se ekzistojnë dallime në oferta e ndryshme të bankave në tregun tonë edhe pse jo çdo herë në normat e interesit por në pika tjera te ofertës si janë- maturiteti, penaliteti, kostot administrative, kohëzgjatje për marrjen e kredisë. -Qe nga 2008 me licencimin e bankës fundit TEB e deri me tani po bëhen 4 vite qe BQK nuk ka bere asnjë licencim për ndonjë bankë tjetër edhe pse në sirtarin e tyre presin për shqyrtim 3 kërkesa për licencim. -Kushtet e supervizionit janë të natyrës me strikte dhe me të ashpërsuara sidomos për iniciativa vendore supervizioni ka qene 5.000.000 tani është 10.000.000.
3-Kush u prek nga kriza në Kosovë? Nga kriza ne Kosovë është prekur vetëm Trusti pensional pasi ky institucion kapitalin e vet e ka investuar ne kompani ndërkombëtare që kanë pasur rënie të vlerës se aksioneve. Si dhe rënia e remitencave të dërguara nga mërgimtaret tanë nga diaspora.
-Rekomandim- Përmirësimi i marrëdhënies gjykatë dhe bankë sepse zyrtarët e bankave arsyetohen se kamatat nuk mund të ulen në Kosovë tash për shkak te mos funksionimit si duhet te sistemit të drejtësisë, përmirësimi i marrëdhënieve banka-gjykata do te ulte rrezikun për kthimin e kredive e cila me pas do të ndikonte në uljen e normave të interesit për kredi. Kështu rekomandimi është nevoja e ndërhyrjes së menjëhershme të shteti në përmirësimin e sistemit kadastral -Fuqizimini e administratës tatimore te Kosovës -Reformimi i sistemit gjyqësor.
/Labinot Xhelili/