Profesori kosovar del në krah të atyre që manipulojnë me veshjen kombëtare shqiptare!

Profesori kosovar del në krah të atyre që manipulojnë me veshjen kombëtare shqiptare!

Prof. Dr. Sadik Idrizi është politikanë boshnjak nga Gora i cili shijoi poste të lakmueshme në Republikën e Kosovës, ku ndërkohë arriti titullin e doktorit shkencor dhe të profesorit Universitar, të cilin e ushtron në Universitetin e Prizrenit. Prof. Sadik Idrizi pa pikë hezitimi del në krah të atyre boshnjakëve të pakt që mundohen me çdo kusht t’i diskreditojnë veshjet kombëtare shqiptare në Sanxhak, shkruan dardaniapress.net

Prof. Idrizi, për shumë kohë ishte kryetar i një partie boshnjake, më parë kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) , ndërsa pas vitit 2014 kryetar i SDA së transformuar në partinë demokratike Vatan, u prononcua në rrjetet sociale duke vlerësuar si të dëmshëm aktivitetin e e shoqatës “Kosova për Sanxhkaun“ dhe kryetarit të saj Ismet Azizi.

Idrizi duke akuzuar publicistin Azizi i bashkëngjitet krahut të disa individëve dhe portalit pro qeveritar serb sandzacke.rs, që shkojnë aq larg sa që inskenojnë projektin e ashtuquajtur “Zeleni čulah” (plisi i gjelbër), i cili projekt, sipas tyre , është projektuar për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut. Keni parasysh, shqiptarizimin e boshnjakëve të fiseve : Hoti, Shkreli, Muriqi, Kuqi, Kelmendi, Shala, e shumë e shumë të tjerë, pjesëtar të cilëve janë vëllazëritë Lajiqi, Daci, Daciqi, Daca, Bralaj, Pepiq, Numanoviq, Nuroviq, Kumanoviq, Zatriq, Hukiq, Gorçeviq, Kurtagiq, Kardoviq, Qosoviq, Zukorliq, Dukagjinac, Pejiq, Feri, Uglanin, Gruda, Gucia, Shaboviq, e qindra mbiemra tjerë.

Mandej prof. Idrizi jep lekcione: “Nacija je produkt historije a ne genetike. Koliko Bošnjaka ima albanske korijene, isto toliko Albanaca ima bošnjačke” në shqip: Kombet janë produkt i historisë. Mandej konstaton se: “Sa ka boshnjak me rrënjë shqiptar, po aq ka shqiptarë me rrënjë boshnjake”, pa dhënë të dhëna, e as pa publiku ndonjë punim të tij.

Shkas i krejt këtij debati në rrjetet sociale është shkrimi i një historiani për veshjen kombëtare shqiptare që sipas tij dikur ka qenë shumë e popullarizuar sa që, përveç veshjes edhe plisin e kanë bartur me kënaqësi boshnjakët dhe serbët.

Zoti Idrizi, paraprakisht është marrë me diçka të tillë duke publikuar në rrjetet sociale foto e cila, sipas tij dëshmon se përveç fesit, serbët e Kosovës në fshati Pllanjan (Planjane) të Sreckës e kanë bartur plisin dhe janë veshur me veshje tradicionale shqiptare, pa dhënë ndonjë burim të besueshëm.

Nuk është çudi pse e bënë këtë profesori Idrizi. Para disa vite ka reaguar në shkrimin e publicistit, përkatësisht një ndër hulumtuesit e dalluar të krahinës së Sanxhakut, me titull “Goranci, ostaju Goranci a ne Bošnjaci”, (Goranët, mbeten Goranë dhe jo Boshnjakë) ku me plotë të drejtë autori në fjalë shprehë dyshimin e tij se kjo popullatë e ndarë në boshnjakë dhe goranë vështirë se do të inkorporohen në shoqërinë kosovare.

Përçarjet dhe ndarjet në mes boshnjakëve me prejardhje nga Sanxhaku dhe boshnjakëve të jugut të Kosovës politikisht janë të ndarë ku profesori Idrizi e sheh si mënyrë të mundshme për unifikimin e tyre, gjë që kishte me qenë në dobi të gjithë boshnjakëve dhe shoqërisë kosovare.

dardaniapress.net

KOMENTE