DYLON

Profesoreshë Ziza Ismajli shembull i një mësimdhënëseje shembullore

Profesoreshë Ziza Ismajli shembull i një mësimdhënëseje shembullore
Avatar photo Redaksia

Më bukur se profesoreshës Ziza Ismajli, askujt nuk i rri epiteti mësimdhënëse  e pedagoge shembullore, nënë e familjare e përkushtuar, kolege e urtë, e dashur, e mirëfilltë, punëtore dhe e atillë që do t’a dëshironte secili kolektiv.

Më shumë se tri dekada punë, mund e sakrificë, në betejën për nxënien dhe shpërndarjen e dijes, në ngjalljen e dashurisë tek nxënësit për gjuhën e letërsinë shqipe, për traditat tona kombëtare, për dije e për një të ardhme të fëmijëve tanë, ky është kontributi i profesoreshës Zizë, e cila me nder e përmbylli karrierën e saj prej mësimdhënëse, por që tashti tërë këtë thesar të dijes ajo do shpalos tek nipat e saj.

EkoHigjiena

E lindur në vitin 1957, pikërisht para 65 vitesh në fshtain Lutogllavë të Komunës së Pejës, Zizë Ismajli mësimet në shkollën fillore i ndoqi në fshatin e saj, për të vazhduar shkollimin e mesëm në Shkollën “11 maji”, tashti e pagëzuar Bedri Pejani.

Dashuria për popullin shqiptar, për gjuhën dhe letërsinë e këtij populli kishte bërë që tek Ziza të ngjallë dëshirën për studimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, studime të cilat i përfundoi me sukses dhe duke qenë se edhe bashkëshorti i saj, profesori e drejtori  Ruzhdi Ismajli ishte mësimdhënës i kësaj lënde, edhe profesoresha Zizë karrierën e saj prej mësimdhënëse e nisi në vitin shkollor 1991/1992, pikërisht atëherë kur ishte më së vështiri, ngase ish-sistemi po përzinte nxënësit shqiptarë nga objektet shkollore.

Vite me radhë ajo punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe me krijimin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ajo vazhdoi punën aty deri në pensionim.

Ziza Ismajli është nënë e tre fëmijëve Arbërit, Artës dhe Arbenit, si dhe e gjashtë nipave të mrekullueshëm: Arti, Ari, Aldi, Arbesi, Benari dhe Rubeni.

Tashti, kur ajo ka mbushur moshën e pensionimit dhe kur ka përmbushur në plotni misionin e saj në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave të arta, të cilët tanimë janë shtylla kryesore e ndërtimit dhe rindërtimit të Republikës sonë, me krenarinë më të madhe i themi “Faleminderit profesoresha Zizë për tërë atë që dha për nxënësit, për kolegët dhe kohën që punove”.

Drejtoria e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, kolegët dhe i tërë kolektivi, por edhe shkolla ku ka punuar më herët i dëshirojnë profesoreshës Zizë gjitha të mirat, jetë të gjatë pranë familjes së saj, duke mbetur për ne një udhërrëfyese se si duhet të jetë një mësimdhënëse e mirëfilltë.

BURIMI: kryelajmi.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.