DYLON

Profesoresha e UKZ-së, Lindita Nebiu Hyseni e ftuar nga Universiteti Foggia për të ligjëruar para studentëve të Doktoratës

Profesoresha e UKZ-së, Lindita Nebiu Hyseni e ftuar nga Universiteti Foggia për të ligjëruar para studentëve të Doktoratës
Avatar photo Redaksia

Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, mësimdhënëse në Fakultetit e Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është ftuar nga  Prof. Dr. Marianttonete Fiore  që të ligjëroj në dy seminare në University of Foggia në Itali, për studentët e Doktoratës dhe studentët e EUxEU, transmeton 2LONLINE.com.

Profesoresha Linditë në ligjëratën e saj online me  temën “Implementimi i Bloom Taxonomy nëpërmjet e-Learning” ka prezantuar jo vetëm veten, por edhe Universitetin Publik “Kadri Zeka”, respektivisht Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Gjilanin dhe Kosovën.

EkoHigjiena

Ajo ka thënë se ndihet e lumtur që i është dhënë mundësia të ligjërojë online pasi që siç thotë ajo, “ishte një dëshirë e imja e sidomos kur në Universitetin tone ende nuk ka studime Doktorate dhe studentë të EU-së”.

Profesoresha Linditë mes tjerash ka thënë se me punë arrihet çdo dëshirë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.