DYLON

Profesoresha Amira McNeil nga SHBA i bashkohet stafit akademik të UKZ-së përmes mobilitetit akademik në kuadër të projektit me Peace Corps

Profesoresha Amira McNeil nga SHBA i bashkohet stafit akademik të UKZ-së përmes mobilitetit akademik në kuadër të projektit me Peace Corps
Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan po zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar akademik përmes angazhimit të profesoreshës Amira McNeil nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila, në kuadër të projektit me Peace Corps, do të qëndrojë për një vit në UKZ, si pjesë e stafit akademik.

Me rastin e fillimit të angazhimit të saj, profesoresha McNeil është pritur në një takim nga Rektorja e Universitetit, znj. Fitore Malaj, e cila i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në këtë angazhim, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtarë për zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit.

EkoHigjiena

Rektorja Malaj theksoi se prania e profesoreshës McNeil përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave akademike dhe avancimin e cilësisë në mësimdhënie dhe të nxënë.

“Ne e vlerësojmë shumë këtë bashkëpunim, i cili sjell në Universitetin tonë përvoja dhe qasje të reja në mësimdhënie. Besoj se angazhimi i profesoreshës McNeil do të jetë një vlerë e shtuar për stafin akademik dhe studentët tanë, si dhe një mundësi e mirë për avancimin e mëtejshëm të programeve tona studimore”, u shpreh Rektorja Malaj.

Profesoresha Amira McNeil tashmë ka filluar angazhimin e saj në procesin mësimor, duke marrë pjesë në ligjërata dhe duke bashkëpunuar me stafin akademik dhe studentët. Gjatë qëndrimit njëvjeçar në UKZ, ajo do të kontribuojë në zhvillimin e mësimdhënies së gjuhës angleze, organizimin dhe udhëheqjen e punëtorive e seminareve, si dhe në hartimin dhe avancimin e syllabuseve dhe kurrikulës. Një ndër fushat e rëndësishme të angazhimit të saj do të jetë edhe mbështetja në procesin e riakreditimit të Programit Master – Mësimdhënie e Gjuhës Angleze.

Nga ana e saj, profesoresha McNeil shprehu kënaqësinë për mundësinë e angazhimit në Universitetin “Kadri Zeka”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive në mjediset akademike.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe që kam mundësinë të punoj së bashku me stafin akademik dhe studentët. Pres me kënaqësi të ndaj përvojën time, të mësoj nga kolegët dhe të kontribuoj në zhvillimin e mëtejshëm të mësimdhënies së gjuhës angleze dhe programeve akademike”, u shpreh profesoresha McNeil.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” e mirëpret këtë bashkëpunim si një mundësi për shkëmbim të frytshëm akademik, ndarje të përvojave dhe njohurive, si dhe për krijimin e perspektivave të reja në zhvillimin profesional të stafit dhe studentëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.