• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Profesorë të UKZ pjesëmarrës në aktivitetet e programit EUFORIA në Nottingham Trent University
Gjilan Info+

Profesorë të UKZ pjesëmarrës në aktivitetet e programit EUFORIA në Nottingham Trent University

by Redaksia 2LONLINE 26 Janar, 2018 2 min read
 Profesorë të UKZ pjesëmarrës në aktivitetet e programit EUFORIA në Nottingham Trent University

Në kuadër të programit të Bashkimit Evropian ERASMUS+, Universiteti Publik “Kadri Zeka” është pjesë e projektit EUFORIA, i cili ka për qëllim që të ngris kapacitetet e universiteteve për të përshtatur planet e studimit në harmoni me nevojat e tregut.

Në vazhdën e aktiviteteve të këtij projekti, në Nottingham të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë kësaj jave po mbahet punëtoria për zhvillimin e kurikulës, e organizuar nga profesorët e Nottingham Trent University dhe ata të Sttafordshire University.

Nga Univeristeti Publik “Kadri Zeka” në këtë program po marrin pjesë: Prorektori për Buxhet dhe Financa, Naim Mustafa, Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Xhevat Sopi dhe profesori nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku.

Në kuadër të punëtorisë, janë mbajtur sesione për zhvillimin e kurikulës, bazuar në parimet e Bloom’s Taxonomy, Staffordshire Graduate Attributes, si dhe për modelet e përgatitjes së kurrikulës dhe metodave të vlerësimit sipas praktikës së Nottingham Trent University.

Gjithashtu, pjesëmarrësit kanë pasur sesione bashkëbisedimi me studentët e këtij universiteti të cilët kanë treguar për përvojat e tyre në universitet dhe se si ata kanë arritur që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në tregun e punës.

Në këtë punëtori kanë mbajtur leksione: Prof. Marina Dabiç, PhD. Dr. John Bugleardhe Thomas Graham PhD., nga Nottingham Trent University si dhe Prof. Dr. Iraj Hash dhe Dr.Jana Fiserova nga Staffordshire University.

Nottingham Trent University, ka fituar çmimin “Univeristeti i Vitit” në Mbretërinë e Bashkuar, për vitin 2017.

Tags: “KadriZeka” erasmus EUFORIA kryesore Nottingham Trent University Universiteti Publik
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi tribunën – Janari i përflakur

17 Janar, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj

6 Gusht, 2021

Projekt milionësh për UKZ-në

6 Gusht, 2019

Në UKZ u mbajt sesioni informues ERASMUS+

30 Maj, 2019

Gjilani përfiton grant të përformancës në fushën e mjedisit

12 Shkurt, 2019

Programi për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

11 Shkurt, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com