DYLON

Profeci e plotësuar apo e tejkaluar?

Avatar photo Redaksia

Arianti SLLAMNIKU

/2L ONLINE/ – Kosova shtet I pavarur dhe neutral, I hapur ndaj Serbisë dhe ndaj Shqipërisë, me të gjitha garancitë për serbët lokal, me një protektorat civil ndërkombëtar, si fazë kalimtare, është zgjidhja optimale, e cila do të qetësonte rajonin”.

EkoHigjiena

Po e nisim këtë zbërthim retrospektiv me thënien e vitit 1997 të Presidentit Rugova, që asokohe ishte arma e vetme e përafrimit të faktorit ndërkombëtar rreth mbështetjes paqësore të kauzës kosovare, e që si duket kjo fjali e ka lidhur edhe fatin e shtetit tonë që po na përcjell sot e asaj dite e që realisht asokohe në rrethanat të cilat ndodheshim atëherë, nuk kishte dhe nuk gjendej artikulim më diplomatik dhe “të mesëm” të lidershipit kosovar.

Profecia e shtetit të vetëshpallur nuk po I shkoqitet asaj thënie të cilën pastaj I paraprijnë edhe ngjarjet të cilat po nuk u menaxhuan mirë, do të kthehemi në kohën e pas fjalimit të famshëm të Fushë Kosovës nga lideri I serbëve Millosheviç.

Ngjarja pason krijimin e institucioneve paralele ne vend si dhe tendencave e Vatikanit për përafrim shqiptaro-serb, rezultuan në rrefuzim nga pala serbe siç ishte ai I Shën Exhidios, ku pastaj filluan të kërcasin pushkët e para të grupeve të armatosura e që në fillim I quajtën terroristë por pas ristrukturimit në hierarki, u njohën si ushtarët e lirisë.

Me fillimin e konfliktit civil edhe shpërfilljen e intervenimit ushtarak të NATO-s nga takimi I Rambujesë, Kosovën e priu fati I kryeneçësisë së ekipit serb që refuzuan marrëveshjen dhe assesi strategjia diplomatike e shqiptarëve të cilët kërkonin kohë shtesë për ta pleqnuar kërkesën e aleatëve në kohën kur në Kosovë nuk ndalej dhuna.

Viti 1999 Kosovën e la me mbi 1 milion të shpërngulur dhe me dhjetëra e mijëra të vrarë para se të fillojë intervenimi I aleancës veri-atlantike që zgjati 78 ditë bombardime nga ajri e cila u kapitalizua me Marrëveshje të nënshkruar nga përfaqësuesit e dy forcave Gjenerali Xhekson dhe Gjeneralit I ushtrisë serbe.

Po, po, Marrëveshje dhe jo kapitullim!

Marrëveshja e Kumanovës e 10 qershorit të vitit 1999 do të mundësojë tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe futjen e 37.200 trupave të Aleancës së 36 shteteve të botës nën rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Në të njëjtën kohë NATO nënshkruan demilitarizimin e ushtarëve të UÇK-së të përfaqësuar nga gjeneral Çeku I cili dorëzon edhe listën e hierarkisë ushtarake të saj me numrin e saktë të ushtarëve me gjithsej 13.000 ushtarë por që si kryetar I komisionit për verifikimin e veteranëve në vitin 2015 doli të ishte 30.000 sosh!

Në këtë pikë kemi arritur që profecia e presidentit të përmbushet në përpikëri!

1. Kosova shtet I pavarur,
2. ?
3. Me garancitë për pakicat (serbët),
4. Protektorat civil ndërkombëtar si fazë kalimtare.

Deri këtu jemi në rregull, po mendoj me elaborimin e ngjarjeve por jo edhe me gjendjen aktuale politike në vend sepse ajo po e tejkalon këtë të ashtuquajtur profeci.

Të paplotësuar e kemi vetëm pikën 2 e cila thotë: “Neutral ndaj Shqipërisë dhe Serbisë”.

Të tejkaluar nuk e kemi çështjen e decentralizimit apo marrëveshjen e Vjenës alias Plani Ahtisari por të tejkaluar e kemi rregullimin e brendshëm shtetëror të pas pavarësisë të pasuar me kërkesa dhe favore të Beogradit, që do të duhej të ishte neutral edhe Tirana e lëre më Beogradi, pastaj vendimet e ndjeshme pa referendum apo ende pa kaluar nëpër institucionet e ligjvënëse të Republikës si çështja e demarkacionit e sidomos anarkia e një pjese të vendit edhe 7 vite pas shpalljes së Kosovës shtet I pavarur dhe sovran.

Të tejkaluara janë edhe vizitat e pa paralajmërim të krerëve ushtarak serb në Kosovë si dhe bisedat rreth hapësirës ajrore të Kosovës me KFOR-in ku pasojnë deklaratat e tejskajshme të kryeministrit të vendit se: “ata (përfaqësuesit ushtarak të NATO-s dhe ushtarakët serb) takohen pa na njoftuar neve dhe ata mund të merren vesh në kuadër të mandatit të tyre!

Hapësira ajrore e Republikës është mandat I KFOR-it dhe I bie se KFOR-i e paska atë komoditet që në të ardhmen me ia dhënë në menaxhim apo edhe shfrytëzim ushtrisë serbe.

Nëse pas decentralizimit të vendit dhe vazhdimit të hyrje-daljeve të krerëve shtetëror serb në Kosovë pa paralajmërim, me nënshtrim të faljes sw tokave shteteve fqinjë dje në Karaçevën e Anamoravës, sot në Rugovën e Dukagjinit, nesër liqenin e Ujmanit bashkë me hapësirën ajrore, atëherë vërtetë mospërmbushja e apostullatit profetik për shtet sovran e vënë në pikëpyetje ekzistencën e tij. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.