DYLON

Prof.Dr. Ferid Agani me një kërkesë të veçantë për qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës

Prof.Dr. Ferid Agani me një kërkesë të veçantë për qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës
Avatar photo Redaksia


Kandidati për deputet në listën e LDK-së, numër 123, Prof. Dr. Ferid Agani – numri 9, u është drejtuar qytetarëve të Gjilanit me një kërkesë të veçantë, duke kërkuar votën dhe besimin e tyre për të vazhduar angazhimin në shërbim të shëndetësisë dhe interesit publik.

“Ju kërkoj votën dhe besimin tuaj që t’ua rikthej me punë, përgjegjësi dhe përkushtim. Synimi im është forcimi i shëndetësisë dhe vazhdimi i reformave që u ndalën përgjysmë, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më cilësore dhe më të sigurta”, ka deklaruar Agani.

Ai theksoi se Gjilani dhe e gjithë Anamorava meritojnë një sistem shëndetësor më të fortë, funksional dhe të drejtë, duke u zotuar për angazhim të vazhdueshëm në Kuvendin e Kosovës në dobi të qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.