DYLON

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku zgjedhet rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku zgjedhet rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 06.07.2023, me votim të fshehtë ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku rektor të Universitetit për mandatin katër vjeçar.

Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Rektorit, me ç ‘rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre, objektivat dhe  prioritete, për periudhën 2023-2027 për zhvillimin e Universitetit.

EkoHigjiena

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli, e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrur shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti.

Ndryshe me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ. Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre,  janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit, të cilët do të marrin mandatin më 1 tetor 2023. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.