DYLON

Prodhues të verërave garojnë në garën ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Mariborit

Prodhues të verërave garojnë në garën ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Mariborit
Avatar photo Redaksia

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan u ka mundësuar dhjetë prodhuesve të verërave që të garojnë në garën e dhjetë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Mariborit.

Universiteti “Kadri Zeka” çdo ditë e më shumë po krijon mundësi të reja për studentët, profesorët, por gjithashtu edhe për bizneset kosovare që tregun e punës ta zgjerojnë në nivel ndërkombëtar.

Kështu, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan u ka mundësuar dhjetë prodhuesve të verërave që të garojnë në garën e dhjetë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Mariborit në Slloveni.

EkoHigjiena

UKZ në Gjilan dhe prodhuesit e verërave të Republikës së Kosovës sot morën dy çmime ndërkombëtare për cilësi në verë të bardhë dhe të kuqe.

Me këtë rast, Rektori i UKZ-se, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka pranuar çmimin për vendin e parë në verë të bardhë dhe çmimin për vendin e tretë për verën e kuqe.

Njëherësh Rektori Kosumi, ka qenë i ftuar special me rastin e 42 vjetorit të themelimit të Universitetit të Mariborit.

Çmime te tilla e nderojnë Universitetin “Kadri Zeka”, prodhuesit e verërave si dhe vendin – Republikën e Kosovës, e cila u përfaqësua nga Rektori i UKZ.

Gara e dhjetë ndërkombëtare është organizuar nga Universiteti i Mariborit ku konkurrenca ka qeni e jashtëzakonshme, në të cilën kanë marrë pjesë prodhues nga 13 vende të ndryshme të Evropës.
Ky organizim është vlerësuar mjaft e rëndësishme, duke i dhënë kështu mundësinë verëtarëve të Kosovës të plasojnë verërat e tyre në tregun e Unionit Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.