DYLON

Procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet nacional

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë, për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë e përgëzoi kryetarin Veseli për MSA-në, duke e konsideruar këtë një të arritur e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj në procesin e integrimeve evropiane.

EkoHigjiena

Zhgobar shprehu konsideratën e tij për institucionet e Kosovës, të cilat kanë shprehur përkushtimin për kryerjen e detyrave që dalin para tyre në këtë proces.

Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, falënderoi Zyrën e BE-së në Kosovë dhe drejtuesin e saj personalisht, për angazhimin e tyre në këtë drejtim, ndërsa konsideratë të veçantë shprehu edhe për deputetët e Parlamentit Evropian që janë vayhdimisht afër institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. Liberalizimin e vizave, kryetari i Kuvendit e vlerësoi me rëndësi të madhe për Kosovën, veçanërisht për të rinjtë e saj, si një resurs tepër i vlefshëm i vendit.

Kryetari Veseli konsideroi se detyrat e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e kritereve në këtë proces janë të pashtyeshme, ndërsa vlerësoi se krahas kësaj, edhe faktori ndërkombëtar duhet të ndikojë pranë Bashkimin Evropian që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.

“Procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet nacional deri në realizimin e plotë të tij”, theksoi kryetari Veseli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.