Procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës është duke shkuar mirë dhe pa probleme të theksuara
Komisioni komunal është duke bërë përcjelljen e procesit të korrje-shirjeve duke dalë në teren dhe kombajnerët janë duke e respektuar Rregulloren dhe rendin e fermerëve, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas komisionit deri më tani më datë 20.07.2022 janë korrë rreth 1,200 ha. ( rreth 75 %) të sipërfaqes së përgjithshme të mbjellave me Grurë.
Po ashtu komisioni njofton se procesi i korrje – shirjeve në Kamenicë po vazhdon akoma dhe është duke shkuar mirë.
Gjatë vazhdimit të procesit të Korrje – Shirjeve në Komunën e Kamenicës deri më tani nuk ka pasur probleme sa i përket anës së Kombajnerëve dhe fermerëve, e po ashtu nuk ka pasur asnjë rast të paraqitjes së fermerëve për mos-respektim rendi apo diçka tjetër.
Ndër të tjera komisioni gjatë vizitave në teren njofton se duke marr informatat nga fermerët dhe kombajnerët, rendimentet për hektar po sillen rreth 4,000 kg./ ha. për grurë, kurse për elb 3,000 – 3,500 kg. / ha.
Komisioni njofon se deri më tani ka pasur vetëm një ndërprerje prej 2 ditë të korrje-shirjeve, për shkak të të reshurave të shiut që mbretëruan në Kamenicë. Pas reshjeve të shiut, procesi i Korrje-shirjeve ka vazhduar përsëri dhe është duke shkuar mirë.
Për përfundimin e fushatës së korrje-shirjeve me kohë do të ju përcjellim edhe informatën e fundit për këtë proces të korrjeve, thuhet në informatën e Komisionit lidhur me mbarëvajtjen e procesit të korrje – shirjeve. /2LONLINE/