DYLON

Procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit

Procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Drilon Hajrizit, për sjellje jokorrekte gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen, specifikisht gjatë ndeshjes me Maqedoninë.

Pas pranimit të kërkesës, organet përgjegjëse do të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, e në bazë të dispozitave të Rregullores për Përfaqësuese dhe Rregullores Disiplinore të FBK-së, Hajrizi është i suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Sekretari i Përgjithshëm udhëzon Komisionin Disiplinor që të marrë deklaratat me shkrim nga akterët përkatës në afat sa më të shpejtë dhe të procesojë rastin, sipas akteve normative në fuqi, thuhet në njoftimin e FBK-së

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.