“Problemet tona janë kryekput probleme politike…”

“Problemet tona janë kryekput probleme politike…”

Procesi i integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian për pakicën shqiptare në Luginë të Preshevës shihet me skepticizëm duke pasë parasysh mospërfshirjen politike në këtë rrugë evropiane.

Drejtori i Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë, Gani Rashiti tha për Titulli.com se procesi integrues i Serbisë varet nga shumë faktorë, ku një ndër ta është pakicat dhe të drejtat e tyre.

“Problemi ynë si shqiptarë në Republikën e Serbisë nuk do të gjej zgjidhje shpejt edhe pas fillimit të këtyre proceseve. Problemet tona nuk janë edhe aq të mëdhaja, por janë kryekput probleme politike dhe shihen si një hakmarrje ndaj shqiptarëve”, theksoi Rashiti.

Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë mendon se është i rëndësishëm edhe kapitulli 26, krahas atyre 23 dhe 24.

“Ekzsiton rreziku që Serbia të ec drejt integrimit në BE pa zgjidhur problemet kryesore të arsimit shqip në Luginën e Preshevës, sidomos çështjen e sigurimit të plotë të teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë dhe ndryshimin e planprogrameve, përkatësisht përputhshmërinë e tyre edhe me veçoritë kombëtare, kulturore, historike etj të komuniteteve joserbe, përfshirë edhe shqiptarëve”, është shprehur Kamberi.

Ne republikën e Serbisë zyrtarisht janë 21 pakica kombëtare apo 21 këshilla nacionele të cilat janë të formuara në bazë të ligjit të miratuar nga qeveria e Serbisë në vitin 2005.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE