Problemet me stenta në QKUK, pacientët e rrezikuar

Në Klinikën e Kardiogjisë Invazive në QKUK vazhdojnë të jenë të shtrirë një numër pacientësh me probleme me zemër. Në këtë Klinikë, ata përballen me pritje të gjata për vendosjen e stentave apo ndërhyrjeve tjera në organin më vital të trupit.

Pas dyshimeve që u shkaktuan me spitalet private të mjekimit të zemrës, pacientët në spitalin shtetëror janë në gjendje të rëndë. Edhe pse në këtë klinikë nuk pranojnë se ka pritje të gjatë për vendosjen e stentave, burime të gazetës Tribuna e thonë të kundërtën.

“Po, ka pritje të gjata dhe kjo po shkakton komplikime tek pacientët. Është një numër i të shtrirëve në këtë Klinikë dhe gati që të gjithë janë në pritje të vendosjes së stentave, mirëpo ata nuk e dinë se kur do t’iu vije radha”, kanë thënë këto burime të gazetës Tribuna.

KOMENTE