DYLON

Problemet e syve gjatë stinës së verës

Avatar photo Redaksia

Syri është një organ shumë i rëndësishëm në trupin tonë. Ai është shumë i ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm dhe të brendshem të cilat lënë pasoja ndonjëherë të pariparueshme.

Problemet që hasen më shpesh në stinen e verës janë djegja e syve, kruajtja, dhe sekrecionet. Shkaqet kryesore të këtyre problemeve mund të jenë, irritimi nga uji i detit dhe i pishinave, apo edhe nga alergjitë e stines. Detyra kryesore e pacientit është të shkojë menjëherë tek mjeku specialist për të gjetur shkaqet, dhe për ta përcaktuar diagnozen e saktë.

EkoHigjiena

Për tu mbrojtur nga infeksionet që dëmtojnë sytë nevojitet mbajtja e syve të diellit që të mbrohen sytë nga rrezatimet e forta të cilat janë të dëmshme për cipën e syrit. Mbajtja e syzeve të zhytjes në pishina dhe në det ose larja e syve pas daljes nga deti apo pishina.

Për tu mbrojtur nga alergjitë e stines duhet të shmangen kontaktet me faktorët ngacmues. Të shpërlahet menjëherë syri me uj të bollshëm në momentin që ndodh kontakti i pa dëshiruar nga faktori alergjik.

Këshillohet që për çdo problem të syve, qytetarët të paraqiten tek mjeku specialist i syrit e sidomos ata pas moshes 45 vjeçare të cilët preken më shumë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.