Probleme me stomakun? Ja çfarë të konsumoni

Kur themi se kemi probleme me stomakun nënkuptojmë edhe shumë simptoma të lidhura me stomakun dhe zorrët. Ky problem shëndetësor mund të sjellë pasoja dhe ndjeshmëri të lartë të aparatit tretës prandaj është e nevojshme të konsumojmë ushqimet e duhura sepse zgjedhjet e gabuara në ushqim mund ta përkeqësojnë situatën më shumë se ç’mendojmë. Lexoni më poshtë se cilat janë disa nga ushqimet që lejohen të konsumohen.

Bananet- Bananet treten kollaj. Ato na ofrojnë kalori pa e munduar shumë aparatin tretës si dhe na furnizojnë me përbërës që na japin fuqi edhe nëse jemi sëmurë.

Xenxefilli (xhinxheri)- Kur na përzihet stomaku xhinxheri është një alternativë e shkëlqyer për të shpëtuar nga sikleti. Përveç kësaj, xhinxheri ka veti të shpërbëjë gazrat e stomakut dhe të çlirojë nga ndjenja e fryrjes.

Tërshëra- E pasur me fibra dhe karbohidrate ndihmon qetësimin e stomakut. Duke qenë e bluar ajo është shumë miqësore për aparatin tretës.

Mentja (nenexhiku)- Një tjetër variant i mirë për stomakun. Ajo zbut rrugët e aparatit tretës dhe qetëson nga simptomat shumë shpejt. Është shumë rezultative si çaj.

Orizi- Përveçse të ngop, është edhe shumë miqësor me qelizat e stomakut. Orizi neutralizon acidet dhe gazrat në stomak dhe forcon përmbajtjen e mbetjeve në zorrën e trashë duke i dhënë fund diarresë.

Buka e thekur- Si orizi edhe buka e thekur neutralizon acidet në stomak dhe e qetëson pasi tretet lehtë.

Kosi- Nga bulmeti, vetëm kosi natyral është ushqimi më i përshtatshëm për stomakun sepse e ndihmon aparatin tretës të plotësojë mikro -florën e tij, e cila dëmtohet shumë lehtë gjatë çrregullimeve të tretjes.

KOMENTE