(2LONLINE) – Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjilan distancohet nga çfarëdo iniciative e marrë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, z. Murat Murati, ka thënë Valdrin Halimi, kryetar i KVRL-së Gjilan.
Sipas tij, persona të vetëquajtur si përfaqësues të KVRL – Gjilan kanë nënshkruar një peticion për shkarkimin e Kryetarit të KQVR-së, të cilën ne e kontestojmë dhe nuk e pranojmë në asnjë mënyrë.
“Fillimisht ish-kryetares znj. Eranda Isufi , i është aprovuar dorëheqja nga pozicioni i kryetarit të KVRL-së. KVRL – Gjilan ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm ditën e Shtunë, më 29.03.2014 me qëllim të kalimit të ngërçit që ka kapluar KVRL-në dhe kryetar legjitim me shumicë votash jam zgjedhur unë, Valdrin Halimi”, thotë Halimi
Sipas Halimit, gjithashtu në mbledhjen e parë pas zgjedhjes së tij si Kryetar të mbajtur ditën e Mërkurë, më 02.04.2014 është zgjedhur edhe kryesia dhe bordi i KVRL-së.
“Për të gjitha këto të lartëcekura respektivisht Kuvendi i KVRL-se, zgjedhja e Bordit, janë bërë në pajtueshmëri të plotë me statutin e KVRL-së , këtë dëshmon monitorimi i DKRS-së dhe KQVR-së gjatë atij takimi të mbajtur më 29.03 dhe 02.04.2014, gjithashtu në monitorim kanë qenë edhe disa OJQ të tjera ku do të dalim edhe me një sqarim më të gjerë për Opinionin nëpërmjet medieve”, thotë Halimi.
Andaj, siç thotë ai, askush tjetër nuk ka të drejtë dhe nuk është i autorizuar të prononcohet dhe të merre vendime në emër të KVRL-së Gjilan, dhe si e tillë ne reagojmë ndaj këtij veprimi të pandërgjegjshëm të ndërmarrë nga njerëz po ashtu të pandërgjegjshëm.
“Ne si KVRL përkrahim kryesinë e tanishme të KQVR-së pasi është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe i bëjmë thirrje grupeve të cilët kanë iniciuar këtë peticion të kontaktojnë personal legjitim dhe jo ata fektiv (OJQ personale)”, thotë n reagimi ne tij dërguar redaksisë sonë, Valdrin Halimi, kryetar i KVRL Gjilan. /2lonline/
lexo edhe:
Kundër Muratit!