Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Hungarisë janë ndërtuara mbi një bazament të fortë historik.
Postimi i plotë:
Raportet tona me Hungarinë janë të ndërtuara mbi një bazament të fortë historik, të cilat Kosova është e përkushtuar t’i forcojë në përfitim të qytetarëve tanë.
Prandaj ishte nder që bashkë me Prindonin të mirëprisnim në Kosovë Presidenten hungareze Katalin Novák së bashku me Zotëriun e Parë të Hungarisë z. Veres Istvan Atta. Me presidenten hungareze e cila po e viziton Kosovën në fillim të mandatit të saj, biseduam për nevojën e mbështetjes së ndërsjellë në kalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe avancimin e rrugës euro-atlantike për vendin tonë.
Ritheksova urgjencën që Bashkimi Evropian të vendosë pro liberalizimit të vizave për Kosovën përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, duke kërkuar kështu përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë.