DYLON

Pritja e operatorit e rrit shtypjen e gjakut

Avatar photo Redaksia

Pritja e operatorit, që të lajmërohet në telefon në linjat shpesh të mbingarkuara të kompanive të telekomunikacionit, nuk është vetëm monotone por është edhe e dëmshme për shëndetin, zbulon një studim britanik.
Niveli i stresit dhe shtypjes së gjakut fillojnë shpejtë të rriten nëse pritja zgjatet shumë, ndërsa personit me shëndet mesatar i nevojiten gjashtë minuta për ta arritur pikën kritike.

Studimi i njëjtë ka zbuluar që edhe muzika në receptor, e cila do të duhej të ketë ndikim qetësues, në fakt e përkeqëson situatën.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit e studimit kanë deklaruar që më së shumti i nevrikos muzika klasike dhe tingujt nga natyra, siç është përplasja e valës në shkëmbinj. Dr. Roger Henderson, njëri nga ekspertët më të njohur britanikë për probleme të stresit, pohon se pritja e përditshme në telefon mund të sjellë deri te një varg i problemeve serioze shëndetësore.
Ndjenja e ankthit kronik, çrregullimi në funksionimin e lukthit dhe zorrëve, janë vetëm disa prej tyre, ndërsa në rastin më të keq mund të vijë edhe deri te kriza nervore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.