Pritet fillimi i bashkëpunimit në mes të Vitisë dhe organizatës “Women for Women”
/2L ONLINE/ – Kryetarit i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës “Women for Women”- International Kosova, me të cilët kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë konkretisht të grave fermeve të kësaj komune në fushën e kultivimit të Mjedrës dhe ë dredhëzave të malit.
Gjatë këtij takimi ata u pajtuan që ky bashkëpunim të filloj pas nënshkrimit të një memorandumi në mes tyre.
Në takimin me Iliriana Gashi, Drejtoresh e organizatës “Women for Women” për Kosovë, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë, mirëpret bashkëpunimin me këtë organizatë por potencoi se komuna të cilën ai e drejton përveç që përkrah fermerët me projekte të ndryshme një përkrahje të veçantë jep për gratë fermere përmes subvencioneve por edhe përmes donatorëve të ndryshme.
Kryetari Haliti ndër tjerash tha se është më rëndësi që fermerët të aftësohen në kultivimin e kulturave bujqësore me qëllim që pas aftësimit ata të rrisin gradualisht parcelat e mbjellur.
Ndërkaq Iliriana Gashi, Drejtoresh e organizatës në fjalë, ndër tjerash tha se pas nënshkrimit të memorandumit do të saktësohen se cilat projekte do të realizohen në këtë komunë, duke potencuar se ata janë të interesuar që gratë fermere të kësaj komune të merren me kultivimin e Mjedrës dhe Dredhëzës së Malit por edhe të sigurohet sistemit pikë pikë i ujitjes e cila sipas saj mund të realizohet në bashkëpunim të kësaj organizate, komunës dhe fermerëve.
Për ndryshe në këtë takim ishte i pranishëm edhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi, Kaltrina Sylejamni, Drejtoresh e DKRS-së dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për DKPGJ./2L ONLINE/
