DYLON

Pritet digjitalizimi i shkollave në Viti

Pritet digjitalizimi i shkollave në Viti
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, pritet të bëhet komuna e parë në Kosovë që do të ketë shkolla të digjitalizuar. Kjo do të bëhet e mundur falë një projekti të përbashkët të kësaj komune me MASHT-in dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg. Kjo gjë u bë me dije sot pas një takim të përbashkët të mbajtur në mes të përfaqësuesve të këtyre insitucioneve.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës, në krye me drejtorin e Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar, z. Agim Berdynaj por edhe përfaqësues të Fondacionit Kosovë-Luksemburg.

Gjatë këtij takimi është bashkëbiseduar lidhur me një projekt për digjitalizimin e shkollave në Viti, që do të realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, MASHT-it dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg e që ndër tjerash parasheh pajisjen me laptop dhe video projektor të shkollave brenda kësaj komune.

EkoHigjiena

Në takim u bë me dije se realizimi i një projekti të tillë po bëhet për herë të parë në Kosovë dhe atë në këtë komunë. Kurse vlera e projektit është rreth 100 mijë euro. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se gjysëmvjetori i parë shkollor në Viti po fillon mbarë pasi që së shpejti pritet të realizohet në këtë komunë projekti për digjitalizimin e shkollave.

“Sapo kemi filluar me gjysëmvjetorin e dytë shkollor dhe qysh në fillim kemi një lajm të mirë për arsimin në Viti, pasi që shkollat e komunës sonë në kuadër të një projekti të përbashkët do të digjitalizohen, konkretisht do të pajisim shkollat me laptop dhe video projektor. Digjitalizimi i shkollave është shumë i rëndësishëm, pasi që përmes tyre mësimdhënie dhe mësim nxënie do të jetë më i lehtë. Ky projekt në Viti, po realizohet falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me MASHT-in dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës”, u shpreh kryetari Haliti pas këtij takimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.