DYLON

Pritet dërgimi i punëtorëve sezonalë në BE

Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar marrëveshje me vendet e BE-së për punësime sezonale të qytetarëve të Kosovës. Hoti, ka thënë se për këtë punë është duke u angazhuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

“Në mbledhjen e parë të Qeverisë për 2015, aprovuam Planin e Punës së Qeverisë për 2015. Zhvillimi ekonomik në këtë plan pune është prioritet dhe zhvillimi i sektorit privat në veçanti. Do të punojmë shumë që ta zbatojmë programin ekonomik të premtuar. Në baza të rregullta do të raportojmë për realizimin e premtimeve, siç ishte rasti me projektligjin për ‘Trepçë’-n, që e bënë atë ndërmarrje shtetërore. Duhet të kthejmë shpresën se në Kosovë mund të jetohet, që të ndalim ikjen e të rinjve nga Kosova.

EkoHigjiena

Ne në Ministrinë e Financave do të koordinohemi ngushtë me kolegen time znj. Bajrami nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për ta krijuar ambientin e nevojshëm për zhvillim të sektorit privat. Do të kërkojmë bashkërendim të aktiviteteve me resorët e tjerë të Qeverisë, siç është Ministria e Drejtësisë dhe ministritë e tjera, si dhe me gjyqësorin, që të rritet efikasiteti i trajtimit të lendeve të natyrës ekonomike.

Do t’i involvojmë komunat, që ato të luajnë rol të rëndësishëm në plotësimin e kushteve që kërkohen nga investitorët. Ministri i Punës, z. Abrashi, po punon intensivisht që të arrijmë marrëveshje me vendet e BE-së për punësim të përkohshëm të punëtorëve tanë në mënyrë të organizuar”, ka shkuar Hoti në profilin e tij në “Facebook”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.