(2L ONLINE) – Vazhdonë forma dhe rezultatet e dobëta të Dritës. Në kuadër të javës së dhjetës së Raiffaisen Super Ligës, gjilanasit kanë humbur betejën përballë Prishtinës, duelit që dikur konsiderohej si derbi mëi madh në vend.
Dikur konsiderohej si derbi më i madh në vend, por tash nuk mbledh më shumë se 500 shikues. Kjo për faktin se dy skuadrat më me traditë në vendin tonë por kalojnë ndoshta njërin nga sezonet më të dobëta që nga paslufta.
Përkundër se ndeshja u zhvillua në një terren të papërshtatshëm për lojë, fituesi u përcaktua në fund dhe ajo ishte skuadra e Prishtinës që ia thellon edhe më tutje krizën gjilanasve. Disfata duket se nuk ka qenë reale për Agron Selmanin, kryetrajnerin e Dritës që paspërfundimit të ndeshjes për siten e Prishtinës tha:
‘’ Mendoj që rezultati nuk është pasqyrë reale e lojës. Në pjesën e parë nuk ishim konkretë pasi patëm raste për të dënuar kundërshtarin. Kurse Prishtina është më përvojë dhe traditë dhe din t’iu kundërvihet kundërshtarëve në këto raste. Prishtinës i uroi fitoren. Lojtarët tonë u angazhuan por jo edhe aq sa duhet për t’i finalizuar rastet’’.
Thyhet Huruglica pas shumë tentimeve
Të vetë dishëm për gjendjen e krijuar së fundmi në taborret e dy klubeve lojtarët u futën në fushë për të nxjerrë tërë arsenalin e tyre në mënyrë që të marrin më të mirën e mundshme nga kjo ndeshje.
Të parët që dolën në rast për të realizuar ishin gjilanasit që përmes Blendim Gashit në minutën e 7-të, mundohen të zhbllokojnë ndeshjen, mirëpo gjuajtja e sulmuesit nuk ishte aq e sakt sa edhe depërtimi duke shkuar skaj traversës së Kushtrim Mushices.
Dy minuta me pas, vjen rasti i parë serioz për vendasit. Një harkim i Festim Krasniqit përfundon në kokën e Gentrit Begollit që gjuan me mjeshtri por edhe më mirë reagoi gardiani Muhamet Huruglica.
Një intervenim të tillë Huruglica e pati edhe në minutën e 16-të, kur e ndali gjuajtjen e Liridon Latifit nga distanca.
Por, në rastin e tretë gardiani gjilanas u detyrua të kapitulojë pasi nuk pati se çtë bënte më. Sulmuesi Liridon Latifi pasi pranon një top nga Begolli nga e djathta futet brenda zonës dhe pason shkurtazi te Durim Gashi që nga afëria arrinë të qëllojë në portën e miqve për ti ndryshuar shifrat në minutën e 25-të, 1:0 për Prishtinën.
Deri në fundin e pjesës së parë nuk ishte se munguan rastet mirëpo nuk ishin aq të rrezikshme sa që ti detyronin portierët rrespektivë të ndërhynin dhe me epërsinë minimale të vendasve përfundon ky fraksion i lojës.
Drita nuk shënon, ndëshkohet sërish
Duke mos pasur se çfarë të humbasin më, skuadra e Dritës u hodh në sulm që nga pjesa e dytë duke e diktuar tempon e lojës, mirëpo pa marrë rendimentet e duhura nga krijimi i askioneve. Këto mundësi edhe i kushtuan skuadrës gjilanase që në minutën e 71-të, kapitulojnë sërish. Kundërzbritje e shpejtë, Durim Gashi nga mesfusha top të gjatë mbrapa shpinës së mbrojtjes, Florim Bërbatovci e përcjell dhe kalon portierin e një mbrojtës dhe nga e djathta shënon për 2:0.
Deri në fundin e lojës nuk pati ndonjë rast për tu veçuar pos dy goditjeve të zëvendësuesit Regi Kastrati që pati mundësinë ta ngushtojë epërsinë dy minuta para fundit.
Përfundon ndeshja njëherit edhe rezultatet e dobëta të Prishtinës që ia del të triumfojë në fushë pas gjashtë xhirosh dhe ngritet në pozitën e pestë me 15 pikë të tubuara, ndërkohë Drita mbetet me fitoren ndaj Ferizajt në javën e katërt deri sa është ngujuar në pozitën e 10-të.
Pas ndeshjes nuk ka se si mos të ishte i kënaqur kryetrajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli që për faqen e FC Prishtinas tha:
‘’Ndeshje e vështirë përshkak ngarkesës së madhe psikike. Jam i kënaqur me rezultat, por me lojë s’jemi as për së afërmi aty ku duhet të jemi, edhe pse munguan disa futbollist standard.’’
Drita vikendin që na vjen pas e pret në shtëpi Ferronikelin për ta përfunduar serinë negative që ka nisur për më shumë se gjashtë xhiro, ndërkohë Prishtina i shkon liderit Hajvalia.
Prishtina – Drita 2:0 (1:0)
Golat: Durim Gashi 25’, Florim Bërbatovci 71’
Shikues: afër 500
Gjyqtarë: Idriz Kelmendi ,Alban Ejupi, Fatmir Abrashi,– Selim Isufi
KV: A. Haxhaj, F. Krasniqi, G. Begolli, D. Gashi – A. Tusuni
Prishtina (4-1-2-2-1): 23. Kushtrim Mushica – 6. Armend Thaqi, 4. Adnan Haxhaj, 8. Ahmet Haliti, 18. Fisnik Ramadanaj – 24. Qendrim Sejdiu – 20. Driton Krasniqi /c/, 45. Festim Krasniqi – 10. Gentrit Begolli (7. Florim Bërbatovci – 46’), 27. Durim Gashi – 9. Liridon Latifi (11. Shend Kelmendi – 60’ – 29. Labinot Shabani – 90+2’.
Drita: 1. Muhamet Huruglica – 19. Durim Baxhuku, 5. Ardian Limani, 3. Betim Syla /c/, 20. Alban Tusuni, 8. Florim Berisha, 6. Hasib Hajdari, 22. Rinor Taipi (10. Shqiprim Kelmendi – 34’), 9. Blendim Gashi, 11. Almedin Murati (14. Regi Kastrati – 78’), 7. Alban Rexhepi (16. Fidan Sejdiu – 76’).
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/