DYLON

“Prishtina Kids Fest”, gati për Edicionin e V-të

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Festivali Ndërkombëtar për fëmijë dhe të rinj “Prishtina Kids Fest”tashmë është gati për Edicionin e V-të, I cilido të mbahet me datën 26 Tetor, në Sheshin 21. Prishtina Kids Fest, është Festivali i vetëm në Kosovë që mbledhë solist nga bota, duke prezantuar kështu kulturën e vendeve prej nga vijnë përmes këndimit “live” të këngëve autoktone prej vendeve nga ata vijnë.

Pjesëmarrësit e këtij Edicioni, tashmë veç kanë arritur në Prishtinë. Mbrëmja finale e cila mbahet këtë të diel në Prishtinë, do të përbëhet nga solistët që vijnë nga: Kroacia, Slovenia, Bulgaria, Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj.

EkoHigjiena

Ditë më parë u mbajt audicioni për fëmijët dhe të rinjtë nga Kosova, me ç rast u zgjodhën pesë fëmijë dhe të rinj që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë, për çmimin e madh “Grand Prix”.

Në kuadër të mbrëmjes finale do të këndojnë 15 solist, të ndarë në tre kategori: 6-8 vjeç, 9-11 vjeç dhe 12-16 vjeç.

Juria e Prishtina Kids Fest është e përbërë nga këngëtarë, kompozitor, dirigjent dhe drejtor të Festivaleve Ndërkombëtare për fëmijë dhe të rinj nga shtete të ndryshme : Dubravka Pleško, Kroaci, profesoreshë e këndimit; Hajrullah Syla Kosovë, kompozitor dhe dirigjent; Sandi Vovk Sloveni, professor I këndimit dhe pianos; Toni Aleksovski Maqedoni, Drejtor I Festivalit Ndërkombëtar Tralala; Diellza Sylejmani dhe Adelina Paloja, anëtare të Korit të Filharmonisë së Kosovës; Ylli Kalaja Shqipëri, kompozitor.

Festivali është i koncipuar si spektakël ku Ambasadorët e vegjël kulturorë do të kenë mundësi të shprehin muzikalitetin dhe kulturën nga shteti që e përfaqësojnë. Ditët e festivalit do të jenë festë dedikuar pikërisht atyre.

Festivali “Prishtina Kids Fest” organizohet nga Qendra Multikulturore për fëmijë dhe të rinjë “Xixëllonjat”.

Drita Rudi, drejtoreshë e Festivalit “Prishtina Kids Fest” thotë se është shumë e lumtur që këtë vit kanë arritur që në programin e këtij Edicioni fëmijët të këndojnë në dy gjuhë – në gjuhën e tyre amtare dhe në gjuhë të huaj, ku gjithçka do të shkon “live”.

“Fëmijët dhe të rinjtë që do të marrin pjesë këtë vit, janë fitues të çmimeve të ndryshme Ndërkombëtare në Festivalet që mbahen nëpër Europë. Festivali do të jetë vetëm një arsye për të shkëmbyer dhe për tu njohur me kulturat e vendeve nga ata vijnë” , thotë Rudi.

Prishtina Kids Fest” do të ketë hyrje të lirë,