DYLON

Prishtina fituese e Superkupës Kosovë–Diasporë

Prishtina fituese e Superkupës Kosovë–Diasporë
Avatar photo Redaksia

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës, Prishtinë, ka fituar trofeun Superkupës Kosovë–Diasporë, pasi ka shënuar fitore ndaj fitueses së Kupës së Diasporës, FC Kosova nga Gjenevë, pas penalltive (4:3), pasi koha e rregullt u mbyll 2:2, në ndeshjen e zhvilluar në Gjenevë, me organizim të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe mbështetje të FFK-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njofton FFK.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i pranishëm në këtë ngjarje, u nderua me mirënjohje për kontributin e tij, teksa vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të Diasporës në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, si dhe në mbështetjen e futbollit kosovar në rrugëtimin drejt UEFA-s dhe FIFA-s dhe progresit të tij të vazhdueshëm.

EkoHigjiena

Në njofitmi ne FFK-së thuhet se ndeshja ishte mjaft interesante dhe e baraspeshuar. Liridon Bajrami kaloi Kosovën e Gjenevës në epërsi nga penalltia në minutën e 12-të. Lorik Mehmeti barazoi shifrat në minutën e 39-të, kur përfitoi nga topi i dëbuar nga portieri Amine Zahi që priti penalltinë e Blend Baftiut. Karim Ait riktheu epërsinë për Kosovën e Gjenevës, në minutën e 64-t, me një gjuajtje nga brendësia e zonës. Por, Prishtina shmangu humbjen në fund, kur Leotrim Kryeziu realizoi nga penalltia, në minutën e 83-të, pasi paraprakisht ndaj Dren Zeqirit u shkaktua faull brenda zonës.

Kësisoj, fituesi u përcaktua nga gjuajtjet e penalltive, ku më të saktë u treguan futbollistët e Prishtinës, duke fituar 4:3, me rezultat të përgjithshëm 6:5.

Në fund, presidenti Agim Ademi dhe kryetari i UKSHFZ-së, Feti Demolli, ndanë trofeun dhe medalje, duke kurorëzuar një ditë feste e bashkimi për futbollin kosovar dhe diasporën shqiptare, thuhet në fund të njoftimt të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.