DYLON
Rezultati përfundimtar i takimit 1:1.

Prishtina e Gjilani ndajnë pikët

Prishtina e Gjilani ndajnë pikët
Avatar photo Redaksia
Kështu, në një ndeshje që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadrat luajtën baras dhe tani skuadra “kuq e bardh” nga Gjilani ka 44 pikë, aktualisht renditët në pozitën e katërt në tabelë...

SC Gjilani, në kuadër të xhiros së 30-të,  ka luajtur baras  me Prishtinën. Rezultati përfundimtar i takimit 1:1. Të dy golat u shënuan në pjesëlojën e dytë edhe atë shumë shpejtë, njëri nga tjetri.

Ishte Gjilani që kaloi në epërsi përmes golit nga penaltia që e realizoi sulmuesi Jaroviq në minutën e 61-të të takimit, por rezultati u barazua vetëm një minutë më vonë, ku për Prishtinën shënoi Bllaca.

EkoHigjiena

Kështu, në një ndeshje që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadrat luajtën baras dhe tani skuadra “kuq e bardh” nga Gjilani ka 44 pikë, aktualisht renditët në pozitën e katërt në tabelë, derisa Prishtina mbetet e treta me 45 pikë. Ndërkohë, Malisheva tani u zhvendos në pozitën e pestë, me 43 pikë, por se e ka ndeshjen e kësaj jave të pazhvilluar, e luan nesër kundër Dukagjinit.

Pra, janë Prishtina, Gjilani e Malisheva, që mund të thuhet se po e mbajnë ndezur shpresën e tyre për daljen në Evropë, përmes, së paku pozitës së tretë. Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe gjashtë javë, të cilat do të jenë përcaktuese.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.