Shkruan: Refik HASANI
/2L ONLINE/ – Me rastin e 20 janarit, trevjetorit të heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë, nga autoritetet Serbe, në vendin ku kishte qëndruar ai Lapidar, me këtë datë ia vlen të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional të Prishtinës dhe Tiranës.
Ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët se aty ku ishte vendosur lapidari do të duhet të kthehet.
Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty , dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
Pos ndezjes së qirinjve, në këtë ditë kjo hapësirë para objektit të Komunës së Preshevë do të vizitohet edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare .
Ky vend i shenjët dhe bekuar tani ka mbetur që të vizitohet edhe nga gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave . Ndryshe xhandarmëria Serbe, me urdhër të Qeverisë në Beograd largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë. Një gjë e tillë nxiti protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve si shqiptare edhe ato ndërkombëtare.
Krerët më të lartë institucional nga Beogradi zyrtarë duke përfshi Akademinë e shkencave dhe Kishën edhe për festa më vogla i vizitojnë bashkëkombësit e tyre në këtë rast pakicën Serbe në Mitrovicë të Veriut.
Prishtina dhe Tirana në tre vjetorin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë që nga para tre vjetëve asgjë nuk kanë ndërmarrë as në kuptimin deklarativë që ky lapidarë të kthehet aty ku e ka vendin.
A thua si do të reagonte Beogradi zyrtarë,nëse vetëm hiqet busti i Kralji Milutinit të Serbisë që është vendosur në Kosovë. /2L ONLINE/